Adem Demaçi: I lumtë Edi Ramës, burrë shteti!
“Unë e kam ditë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një burrë shteti serioz dhe seriozitetin e vet e tregoi mas gjithë atyre që ndodhen në ndeshjen Shqipëri-Serbi, pranoi të shkoi dhe ta vizitojë Serbinë. E kam ditë që Rama ka me fol fjalë të vërteta”, ka thënë Demaçi në një bisedë për “Indeksonline”.
Ai ka thënë se Serbia ka qenë shtet çetnik dhe se Rama, ua tha fjalët e duhura dhe të vërteta. “I lumtë Edi Ramës, vetëm në këtë mënyrë Evropës i tregohet se Serbia ka qenë shtet çetnik. Andaj, kjo është mirë të shkojmë në Serbi dhe të flasim fjalë të vërteta”,- ka theksuar Demaçi.