Adriatik Lapaj publikon shkresën e padisë ndaj deputetit Agron Shehaj

Adriatik Lapaj ka publikuar shkresën ku ka paditur Agron Shehaj: “Prej fillimit të muajit shkurt deputeti Agron Shehaj ka nisur një seri shpifjesh dhe fyerjesh ndaj meje.

Kam ruajtur qetesinë sepse nuk kam dashur të replikoj modelin e së shkuarës.

Kam pritur që Z. Shehaj të reflektonte sepse në krye të herës kam menduar se duke mos qenë njohës i fushës e kishin futur në qorr sokak, por nga java në javë dëshmoi se ishte plotësisht në keqbesim.

I shtriva dorën e bashkëpunimit Z. Shehaj për 8 muaj, por mora pas baltë dhe shpifje. Sulmi i tij ndaj meje ishte aq i madh sa nuk e kemi parë ta bëjë as ndaj atyre që e kanë vjedhur Shqipërinë 34 vite.

Unë nuk kthehem pas. Luftën e kam me sistemin dhe pushtetin, por kushdo më sulmon duke shpifur apo çdo mënyrë tjetër do marrë përgjigjen rast pas rasti”- shkruan Lapaj dhe e shoqeron me faksimilen e padisë.

SHKARKO APP