“Aeroporti Nënë Tereza shënon një tjetër rekord”, Balla: Në janar hynë dhe dolën më shumë se 626 mijë pasagjerë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se gjatë Janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë 626.407 pasagjerëve, gjë që e quan shënim i një tjetër rekordi të aeroportit “Nënë Tereza”.
Balla thotë se gjatë vitit 2024, Shqipëria pret një numër më të madh turistësh se vitin e kaluar.
“Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse shënon një tjetër rekord. Gjatë Janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve. Krahasuar me Janarin 2023, në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti. Punonjësit e Policisë Kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë, prandaj sjellja e tyre përbën përshtypjen e parë dhe kujtimin e fundit nga atdheu i shqiponjave.
Prandaj çdo ditë i kërkoj të dëshmojnë me sjelljen e tyre se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut. Gjatë vitit 2024, Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar dhe detyra jonë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë të Ballkanit në turizëm dhe destinacion me siguri publike mbresëlënëse”,-tha Balla.