Afera e inceneratorëve/ Basha: Gledis Nano s’na jep të dhënat e TIMS, por ka afat deri të hënën

Në konferencën për shtyp nga selia blu Lulzim Basha tha se kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nuk i jep Komisionit Hetimor të dhëna të sistemit TIMS për lëvizjen e personave të përfshirë në aferën e incerenatorëve.

Sipas Bashës ai ka kohë deri të hënën që të dorëzojë këto të dhëna, që sipas tij pengohen me urdhër nga lart.

“Gledis Nano në bazë të ligjit nuk mund të mohojë aksesin për lëvizjen e personave. E di se ndalimi i raportimit të të dhënave të TIMS nuk është bërë me urdhër të tij, por me urdhër nga lart. Nuk ka lart kur vjen puna tek zbatimi i ligjit. Brenda ditës së hënë”.

SHKARKO APP