Afganët janë producentë, studentë IT dhe punonjës agjensish: Do rrimë në Shqipëri deri sa të marrim vizat në SHBA

457 shtetas afganë janë në Shqipëri deri më tani, dhe ata janë producentë, gazetarë, ish-zyrtarë dhe studentë. Afganët menjëherë kanë dhënë edhe intervistat e para për mediat shqiptare, ku janë shprehur të kënaqur me kushtet dhe akomodimin e ofruar dhe theksojnë se tashmë ndodhen të sigurtë.

“Jo keq, është mirë këtu. Mendoj se do qëndrojë për rreth një javë. Kam ardhur vetëm familja ime është ende në Afganistan. Kam punuar si gazetare lokale në Afganistan dhe jam producente”, tha gazetarja afgane.

Një tjetër qytetar afgan tha se do të qëndrojnë në Shqipëri deri në daljen e vizës amerikane. “Këtu është shumë mirë, shërbimi që na kanë ofruar është shumë i mirë. Jemi shumë mirënjohës për mikpritjen që na keni ofruar. Do të qëndrojmë këtu deri sa të marrim vizat në ShBA. Kam ardhur me familjen time këtu. Atje kam punuar pranë një Agjensie për Mbrojtjen e Mjedisit”, u shpreh qytetari afgan për “Fax News”.

Një djalë i ri i cili ka ardhur vetëm, pasi familjen e ka ende në Afganistan u shpreh se pas kaq kohësh ndihet në paqe dhe i sigurtë, pasi në Afganistan i dukej sikur do vritej për çfarëdolloj arsyeje.

SHKARKO APP