Afro 19 mijë turistë spanjollë në 7 muaj, Rama: Mediat spanjolle po i bëjnë jehonë bukurive tona

Këtë sezon turistik, qeveria e quan më të mirin. Ndaj dhe kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e shifrave të vizitorëve nga vendet e huaja në Shqipëri. Sot kreu i qeverisë ka publikuar të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin. Sipas tij, 18820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

“18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruan Rama në Facebook.

Në një kohë që të huajt vijnë në vend, shqiptarët kanë zgjedhur plazhet e huaja për të kaluar pushimet për shkak të çmimeve të larta, shërbimit të dobët dhe pasigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?