Afrojnë zgjedhjet, Qeveria dyfishon numrin e punonjësve në bashki

Vendimi

Këshilli i Ministrave ka vendosur dyfishimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë vendore. Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë parashikon që numri i punonjësve me kontratë të përkohshme të jetë 2 628.
Ndërkohë në vendimin e marrë në muajin janar të këtij viti, për këtë kategori punonjësish, numri ishte 1427. Në vendimin e Këshillit të Ministrave qeveria nuk jep asnjë shpjegim se përse duhet rritur numri i punonjësve në bashkitë e vendit me 1201 persona të tjerë.

Shifra e punonjëve është edhe më e lartë se ajo e vitit 2019. Më 16 shkurt të vitit 2019, qeveria “Rama” vendosi të marrë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme pune për vitin 2019. Qëllimi i reformës territoriale ishte që numri i punonjësve dhe shpenzimet e buxhetit të pakësoheshin. Por nga viti në vit qeveria rrit vendet e punës në administratë. Nuk dihet se çfarë pune kanë më shumë bashkitë e PS gjatë vitit 2020 sesa gjatë viteve të tjera.

Dyfishimi i numrit të punonjësve përkon dhe me nisjen e fushatës elektorale dhe bashkikë po shihen si mundësi për punësim militantësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?