Agron Duka: Djegia e plehrave në Sharrë shkatërron shëndetin dhe industrinë e riciklimit

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka vizituar nga afër landifillin e Sharrës në Tiranë, zonë në të cilën qeveria shqiptare së shpejti do të ndërtojë investimin e rradhës për djegien e plehrave.

Sipas Dukës, ky investim nga ana e bashkisë së Tiranës është një kosot shumë e madhe për buxhetin e saj ndërkohë që ndikon në shëndetin e qytetarëve. Duka shtoi se ky investim ndikon negativisht edhe në industrinë e riciklimit.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

Sot sëbashku me Arben Tafaj, Adi Haxhihymeri, Saimir Hoxha dhe me përfaqësues te LRA vendosëm te shkonim 11 km larg kryeqytetit ana jugperëndimore ” Sharrë” për të prekur nga afër katastrofën ekologjike .

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më shumë të nderuar miq ju ftoj të jeni në dijeni të qëndrimit të Partisë Agrare Ambientaliste.
Mbrojtja e mjedisit në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm është një nga prioritetet e Partisë Agrare Ambientaliste. Në mbështetje të këtij prioriteti jemi mbledhur sot këtu, për të shprehur shqetësimin tonë ndaj përbindëshit ekologjik që Qeveria ka vendosur të ndërtojë pikërisht këtu në landfilldin e Sharrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu do të hidhen themelet e një tjetër katastrofe ambientale e cila helmon tokën, ujin dhe ajrin. Këtu do të ndërtohet një Incenerator apo djegës i plehrave. Dhënia e këtij konçesioni ka impakte jo vetëm ekologjike, por edhe financiare dhe sociale.

Djegia e mbetjeve do të ketë një kosoto prej 30-40 euro për ton, ndërkohë që përpunimi i tyre në landfilld ka një kosto rreth 7 euro për ton. Ku do t’i marrë Bashkia këto para?

Sigurisht që kjo kosto do t’i faturohet qytetarëve. Miratimi i impiantit të djegies në Tiranë apo në qarqe të tjera është një goditje për industrinë e riciklimit, e cila jo vetëm që ka investuar miliona për riciklimin e mbetjeve, por punëson mijëra qytetarë.

PAA nuk mund të mbyll sytë përpara kësaj katastrofe ambientale, që po gatuhet në zyrat e Qeverisë, e cila bashkë me plehërat, rrezikon të djegë edhe të ardhmen turistike të vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?