Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha

Sipas Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, kriza politike nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje individuale midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Nuk duhet të flasim për një pakt midis individëve, por duhet një pakt opozitë-pozitë. U bë një pakt Rama-Basha dhe e pamë çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2017”, tha Duka në emisionin “Open” në Top Channel.

Duka theksoi se “një pakt Rama-Basha nuk e mbështesin jo vetëm demokrat, por të gjithë shqiptarët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PAA-së u shpreh se nga një marrëveshje midis kryeministrit dhe kryeopozitarit nuk do të goditeshin vetëm partitë e vogla, por do të dëmtohen të gjithë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?