Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Babo tanimë u kthye në lider historik!

Politikë E hënë, 13 Qershor 2022 08:33
Agron Gjekmarkaj: Babo tanimë u kthye në lider historik!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo tanimë u kthye në Lider historik !!
Shqipëria mbrëmë pat ziafet të madh. Shteti dhe partia pas tridhjetë vitesh u bënë një si dikur motit. Evolucioni cilësor shihej edhe me sy. Nga Sejfulla Maleshova tek shoku Kajmak përfundoi ai. Liri Belishova e sotshme është Bora. Profesorët e dikurshëm që të rrokanisnin kokën ishin bërë def nga sytë. Nuk gjeje një për be. E kujt i duhen?! Trazovaçë të mëdhenj kanë qenë! Çoç u dukej vetja me librat e tyre e shkollat në Francë. Tani një libër ka partia e vendi ” Kurbanin” ! Luam ai qe di të bëjë thesar nga leximi i tij.

Nga PS e dikurshme ishte vetem Gramozi i cili vjen nga tabani popullor ku lançimi e linçimi nuk bëjnë diferencë të madhe, por edhe ai i mvrenjtur. Babo e tërhiqte përpara, Gramo merrte pas me yxhym. Tërhiq njëri e hiq tjetri më në fund fitoi Babo.
Në vend të Profesorve në krye të rreshtit për të pritur Babon u shfaq Damo si krushk me kostum e atlete, pak i skuqur nga emocionet dhe shëndeti. Ai mbajti një fjalim historik plot erudicion me një fjali “të rrojë Partia të rroni ju”, pas tij Blerina me ngjyra furfullitese feste vuante padurimin e pritjes , Lali me gëzimin e përhershëm, intelektuali i shquar Alket Hyseni përlotej, Tigrushit një lezet i madh i kishte pushtuar fytyrën megjithëse tërë pasditen kishte bërë sanduiçer, Tezja e cila harenë e shfaqe me këmbe e duar edhe pse kishte larë e fshirë sheshin që nga mëngjesi e kështu me radhë. Ajo herë pas here u tundua t’ja merrte një kënge me Tërmetin kushtuar Babos.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tao ishte më i terhequr dhe i buzeqeshur me masë. Fjalimi i Damos i dha lajtmotivin e mandatit të tretë dhe e preku thellë në zemër. Evisi me sytë nga Edona që shihte Zeusin dhe kësisoj ndriçohej. Klosi me në fund dukej si Karl Marksi me mjekrën e rritur e të dendur. Edhe me Fahron nuk piqet më.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjergulla mbuloi praninë e Presidentit Bake xhani. Disa thanë nuk erdhi, si ja bëri Babos këtë? Të tjere besuan se e kanë parë me Nikon pas një peme në periferi të festes duke biseduar për pronat e ushtrisë. Niko hante kërnacka e pinte birrë Korça, Bakja një ballë kazani Skrapari me shishqebap. Majko që në Parlament erdhi ngaqë Inceneratoret nuk dogjën mbeturina por Bllakon e gjorë i kishte kthyer shpinën Babos dhe qashtersisht bisedonte me Elisen e cila ndiqte me sy Babon mjekrra e të cilit po thinjej nga hallet.
Musai shpërndante supë nga ajo që gatuan Lali për të pastrehët që të ardhurit nga larg të paqtonin midenë. Shalsit i kishte rënë me e lehta punë! Në një qoshe mbushte kupa me akullore për ata që lypnin freski. Braçe nuk u pa në qender as Xhafa mbase druanin se mos ndonjë nga ministrushet e reja i pyeste po ju xhaxha kush jeni? Ditmiri nuk u pa se po punon per bukën e kalamaqerve me meditje në Europë, jep mend këtej e andej. Ishallah se merr vesh Babo se do mërzitet.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Ulsiu me modesti kishte punuar në akçihane gjithe pasditen! Me një perparse kasapesh veshur e me biçak kishte rrjepur nën blir desh e cjeper. Çuçi kishte qeruar patate e grirë sallatë po pa përtesë fare se Lideri tani që Opozita është rrëmujë e s’ka frikë prej saj keto punera i ka shumë per zemer. Garat e devocionit e gëzojnë pa mase por edhe e merzisin kur janë bajate se ai mbahet per kalores i estetikes dhe kodifikues i etikes. Braimllari i LSI shend e vere këpuste salsiçe me dhembe njëra pas tjetrës si shenjë besimi për nuancat e reja mes PS dhe LSI, teksa Xhixho nazuiste nje gotë ujë. Margeriti koka e se cilës kishte dalë mbi re studionte nga lart arkitekturën e Partisë në kohen e Babos. Etilda nuk u shfaq në vende te dukshme mbase per t’i shpetuar syrit të keq. Manastirliu e cila është lodhur por me sukses ka kryer fushatën e vaksinimit kuptoi që aty të gjithë kanë marrë vaksinën e dashurisë për Babon dhe u ndie mirë.

Babo gjeti kohe për të gjithë! Madje bëri një foto të ngrohte edhe me Kryetaren e Kuvendit duke shkaktuar jo pak xhelozi tek mileti po edhe për t’i thënë, mirë mirë u takove me Papen por unë jam Zoti. Kastriot Çaushi meqënese fondacioni “Qemal Stafa” humbi erdhi si tek filmi “Qortimet e Vjeshtes” per tu kujtuar idealet e medha ndonese Tigrushit ju duk si Vasil Laçi i dekoruar nga Meta që mund të bënte hatane. Mornica i shkuan mbi trup dhe u bë gati ti hidhej persiper. Babo nuk foli. Pertoi. I daroviti të gjithë nga pak pa perkushtim të madh dhe pastaj iku tek Zaho që po e priste në shtepi. Teksa hipte në makinë Laçko admironte Ali Pashanë e vet! Rrugës mendonte 24 vjet në Pushtet, 17 në krye të PS. Unë jam lider historik jo Nano që detyrohem ta kujtoj çdo vit me bezdi të madhe. Ai është lider historik në pension. Unë e Doktori në punë. Ne i japim përjetësi historisë.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 1 minute

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.