Agron Gjekmarkaj: Berisha pensionistëve do ua bëjë të ardhmen më të mrekullueshme!

Nënkryetari i PD dhe drejtues politik në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me pensionistë të Kurbinit për të diskutuar mbi vështirësitë, problemet aktuale dhe mbështetjen ndaj tyre përmes programit PD. Teksa ka ndarë foto nga takimi, deputeti shkruan në një postim në Facebook, se me Berishën në qeveri, e ardhmja e pensionistëve do të jetë e mrekullueshme.
Postimi i plotë
Këtë pasdite me pensionistë të Kurbinit për të diskutuar mbi vështirësitë, problemet aktuale dhe mbështetjen ndaj tyre përmes programit PD. Të shumta janë ankesat dhe tërsisht abuzive lënia jashtë vëmendjes së kësaj qeverie në ikje të mijëra pensionistëve. 12 vite rilindja i ka përdorur pensionstët e mbarë Shqipërisë vetëm për vota, për mbajtjen e pushtetit dhe asnjëherë nuk ktheu sytë nga shqetësimet reale.
Një pensionist nuk e mbyllë dot muajin me të ardhurat nga pensioni, e aq më keq nën këtë regjim që ka rritur çdo çmim të çdo produkti bazë por jo masën e pensionit. Është qeveria më e dështuar në raport me moshën e tretë të cilën kërkon ta gënjejë sërish me bonuse e gënjeshtra të kësaj natyre sërish për vota. Do të dështojë pasi kësaj here pensionistët kanë të gjithë argumentat e duhur për mashtrimet që u janë bërë nga rilindja. Një pensionistë në kushtet e kësaj keqqeverisje është gjithnjë dhe më i rrezikuar, jo vetëm që nuk siguron dot ushqimet bazë por as merr dot ilaçet për shëndetin. Rimbursimi shpesh herë i dyshimtë për cilësinë e barnave.
Nuk ka si rriten pensionet pasi paratë e taksapaguesve shqiptar shkojnë për inceneratorët që nuk ekzistojnë, shkojnë për pushtetarët e mbytur në luks, shkojnë për oborrtarë dhe oligark të Edi Ramës. Ndaj të dashur pensionistë, në emër të ndryshimit dhe të PD, kërkojmë votën tuaj për ta bërë më të bukur të ardhmen, më të mirë jetesën dhe më të mirë Shqipërinë. Nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe kjo do të ndodhë në tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Ne e dijmë fort mirë se krahas lënies në harresë nga rilindja, ju po përballeni me pasojat e emigrimit, vetmisë së shkaktuar nga ky pushtet. Ju ftoj të komunikoni me të afërmit tuaj në emigrim që të regjistohen për zgjedhjet e 11 Majit. Burrnia juaj, djersa juaj, mundi juaj i shërbejnë një Shqipërie që sot ka kaq shumë nevojë për ne që jemi këtu dhe për mbarë shqiptarët në diasporë.