Agron Gjekmarkaj caktohet drejtues politik i Lezhës për PD-në

Pas dorëheqjes së Mark Markut nga mandati i deputetit në Partinë Demokratike dhe drejtuesit politik të qarkut të Lezhës, vendin e tij e ka zënë Agron Gjekmarkaj.

Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Deputeti Agron Gjekmarkaj gjithashtu është kryetari i Komisionit të Medias dhe Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më 27 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai sqaroi “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” – ka thënë Marku.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?