Agron Gjekmarkaj: Çfarë ndodh me demokracinë kur pushteti përpiqet t’i mbyllë gojën medias?
Një vit nga sulmi shtetëror ndaj “News24”, deputeti Agron Gjekmarkaj, ka rikthyer në kujtesë për ta riktheyr në aktualitetin e zhvillimeve politike. “Mund të rrethohen godina dhe të ndërpritet një transmetim, por s’mund të mbyllet fjala e lirë, shkruan në publikimin e tij mes të tjerash deputeti, Gjekmarkaj.
Postimi i Agron Gjekmarkaj
Një vit nga 9 gushti 2025, dita kur u godit News24, mbetet ende e gjallë një pyetje themelore, çfarë ndodh me demokracinë kur pushteti përpiqet të ti mbyllë gojen medias? Ajo degradon, forca e shoqërisë dhe e individit relativizohet! Re të zeza mbulojnë horizontin!
Mbështetja për News24 nuk është thjesht mbështetje për një televizion apo një pronë!
Është mbështetje për të drejtën e gazetarit për të raportuar, për të drejtën e qytetarit për tu informuar dhe për lirinë e shtypit për të qenë përballë pushtetit, qeverise , mazhorances dhe Kryeministrit !
Mund të mbyllen dyer, të rrethohen godina dhe të ndërpritet një transmetim, por nuk mund të mbyllet fjala e lirë. Shqiperia nuk eshtë e gatshme ta pranojë këte!
Një vit më pas, News24 është ende në këmbë, ende në terren dhe ende duke bërë gazetari profesionale!
Në një demokraci, media e lirë nuk duhet perceptuar si armike e pushtetit. Ajo është mburojë e qytetarit dhe një nga kushtet themelore të lirisë. Në autokraci po ajo është objekt sulmi, shantazhi dhe represioni !
Sot, kur e gjithë Shqiperia zien dhe protetson , më shumë se kurrë, duhet të jemi në krah të medias se lirë e profesioniste, në krah të News24 dhe të çdo gazetari që me kurajo civile e intelektuale zgjedh të mos heshtë.
KOHA JONË SONDAZH

