Agron Gjekmarkaj ironizon Kongresin e PS: Sot kryeqyteti u zgjua në festë!

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ku tufa të zgjedhura per qumesht , lesh delesh e dhishë vinin të parakalonin para udheheqjes. Kemboret e tyre na sollen ndermend jeten e thjeshtë e bukolike, marrdhenjet me kafshet dhe gezimin që sjell blegerima simfoni kjo kaq e dashur për Liderin. Një dash Lume i flet më shumë se Moxarti.

Gjithë naten Klosi , Majko, Braçe , Xhafa mbanin dëngje byku mbi supe per ti shtruar në sheshin Nënë Tereza për tu ulur si dikur motit , këmbekryq mes thjeshtesisë ! Partizanet ashtu uleshin , mbi to flinin por hodhen themelet e Shqiperisë së re. Majko më shumë nga të gjithë merrte nga dy dëngje bashkë që të justifikonte mandatin. Ai mbante të gjithë me gajret , edhe pak se mbaruam i thoshte Xhafes që gjithe kohes thithte zymtesi. Klosi një dy ndizte nga një cigare duke rënë në sy per dembeli.Atij qëkur u pa në kafe me Fahri qafirin nuk ja merr me kush seriozisht imepnjimin dhe shihet me dyshim si kantidat per armik. Elisa numeronte dengjet dhe kur u realizua plani lajmeroi Kryeministrin per sihariqin. Lali i dha doren e fundit të gjitha grazhdeve në shesh. Tani delegatet do ulen me prapanicë në byk dhe do ndiejnë aromen e tokes por dhe do të marrin mesazhin e duhur. Olta qe me fat e kushin caktuar brenda e s’pat nevojë të piqej në diell. Kesaj here diplomatet u kursyen që të mos merrnin pjesë në korrje-shirje. Silluni mirë se aty do perfundoni te byku është lajmi. Nga Fieri mberriten autokombanjat, zetoret, traktoret, papaqet të cileve u printe Tao pa entuziazem. Aty pranë një veterani që kishte hapur tokat e reja ai zhgarraviste me nje fije bari si Krishti para Mari Magdalenes që priste gurin e parë. Damua kishte marrë pergjeqsi për akçihanen ku të mos mungonte uji e buka me djathe.

Rininë e mblodhi Bora e cila ju vuri mbi gjoks stimujt moral ku binte në sy shkronja “S” domethene sulmues. Edona u tha ja shikoni mua dhe Boren , bëni si ne dhe fati do bjere mbi ju si petal.

Në kete kohe krize e qameti ky duket se do jetë kongresi i sigurimit të bukes në vend, i qumshtit , leshit e djathit. Bereqeti duket se do jetë tema e dites. Naftetarve që po bëjnë dy norma në dite veshur me kominoshe u doli në pritë Ahmetaj. Nuk dihet nëse Ditmiri fjalimin që po pritet me kaq ankth do ta mbajë hipur mbi zetor apo në sallë.Per sigurinë ka menduar Niko me gjeneralet e tij ! Vendi është rrethuar me tanke e blinda qe mos të pipetijë az miza. Pritet që lideri të mberrijë hipur mbi qerre të terhequr nga dy buaj të Myzeqese si shënje afersie me fshatarësinë , urtesi e së ciles e nxit per retorikë të lartë politike. Ky duket së është Kongresi i vazhdimësisë! Klotilda u shfaq e gezuar në një televizion per kumtet e kesaj feste të kombit. Shalsi mberriti të shkallet hipur mbi një makine korrese jonxheje e asulli. Pritet per pak mberritja e shokut Gramoz per të cilin thuhet që do te puthe në ballë Liderin dhe do i japë bekimin e brezave.

Ky është panairi personal i Edi Rames.Siç thotë një koleg gazetar panairi i një vëndi pa Qeveri dhe siç them unë me Opozitë që po vret veten duke gjuajtur mbi Ameriken.

SHKARKO APP