Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Ne të PD-së na ka lodhur pushteti i munguar

Politikë E enjte, 12 Maj 2022 14:08
Agron Gjekmarkaj: Ne të PD-së na ka lodhur pushteti i munguar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fjala e plotë e deputetit Agron Gjekmarkaj në Kuvend:

Disa herë jam ngjitur në këtë foltore për tu marrë me mënyrën sesi Qeveria e menaxhon jetën publike me një sens kritik si logjikë opozitare. Sot jam këtu për një gjë me ndryshe.

Unë besoj se krizat që kalojnë partitë e mëdha të cilat udhëheqin pushtetin apo opozitën në vend i përkasin gjithë shoqërisë! Duket sikur një palë digjet e tjetra ngrohet por ato në fakt krijojnë efektet e rrezatimit atomik duke prodhuar deformime afatgjata. Zakonisht krizat mbyllin ose përkufizojnë një epokë. Ato bëhen lajmëtarët e një tjetre e cila mund të bëhet më e mire ose shumë më e keqe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dua t’ju kujtoj në histori të shkurtër.

Në vitin 390 para Krishtit Athina, e mundur së fundmi nga Sparta në Luftën 30-vjeçare të Peloponezit, është një qytet në krizë. Humbja në konfliktin më të rëndësishëm në historinë greke vuri në pikëpyetje vetë sistemin demokratik të polisit, të përsosur nga burrështetasi Perikli. Në fakt, në vitin 404 Sparta favorizoi një pikë kthese në sistemin kushtetues të Athinës me lindjen e qeverisë së Tridhjetë Tiranëve, të kryesuar nga Kritias. Përvoja oligarkike e Athinës zgjati vetëm tetë muaj, derisa Trasibulo udhëhoqi fraksionin pro-demokratik në rivendosjen e formës tradicionale të qeverisjes së qytetit. Megjithatë, një nga aktet e para të demokracisë së rivendosur është dënimi me vdekje i Sokratit në vitin 399, i konsideruar si armiqësor ndaj vlerave të Athinës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më ka intriguar gjithmonë vdekja e Sokratit si çmim që paguhet në emër të se vërtetës. Po kaq psikologjia e turmës pasi e kanë hequr qafe, vuajtja dhe mundimet e saj për tu rikthyer nga turmë në shoqëri e cila kërkon përsëri Sokratin.Vdekja e tij e cila përsëritet si metaforë , si dialektikë e përpjekjes , i ka ndihmuar njerëzit gjithmonë që të reflektojnë mbi qeverisjen vertikale, mbi çezarizmin në politike, mbi dekadencën , tribalizmin, banalitetin, violencën dhe luftën të cilat lindin në një mendje për të pushtuar ato të një grupi, organizate apo të krejt një populli. Përkatësinë time në Partinë Demokratike e kam përjetuar gjithmonë në mënyra të ndryshme qëkur jam anëtarësuar në të në kodrat plot iluzione të qytetit Studenti pas referendumit të vitit 1994 ! Dikur me militantizëm i cili ka shumë pasion e më pak arsye i kam lexuar sjelljet e saj. Militanti ndizet , kur i thuhet se po bashkëpunon me armikun e kur atë ja thotë Lideri edhe më shumë! E kam provuar se brendshmi këtë ndezulli e furi për “armiqtë e shumtë” që partia jonë mbajti në gji. Urrejtja paguan më shpejt se dashuria.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Me vonë jam rigjindur në të me modesti , kriticizëm e dëshirë për të kontribuar, për të vënë ndonjë ide në murin e madh ku prej 32 vitesh mijëra demokratë e bëjnë, herë me qetësi e herë me pezem, duke ikur e duke u rikthyer. Por ajo që po ndodh brenda partisë kryesore të Opozitës gjatë këtyre muajve nuk është thjeshtë një krizë politike por një tregues i fortë antropologjik i kulturës politike në vend ! Ajo nuk mund ti ikë kësaj salle.

PD ka lindur si parti që ju kundërvu absulutizmit dhe teksa bënte ketë beteje shpesh binte vete në pozita absulutizmi ! Gjitheaq ka lindur si parti qe lufton komunizmin forma të të cilit zhvilloheshin edhe brenda saj. Por të zgjon krenari fakti që s’kanë munguar kurrë gjatë këtyre viteve individët dhe grupet që janë përballur me këtë mendësi! Disa kanë humbur karrierat dhe të mirat që ajo sjell duke pësuar simbolikisht fatin e Sokratit! Kur ka pasur reflektim për kushtrimin e lëshuar ajo është bërë më demokratike dhe Shqipëria po aq, ajo është bërë fituese e Shqipëria po kaq ka fituar . Sot pas 32 vitesh ajo është në një kapërcyell ekzistencial, mes ideve të reja dhe tabuve të vjetra, individit dhe kohës, gjykatës dhe ndjesisë popullore !. Por në konfliktin disa mujor nuk jemi sot në këtë pike, per fat te keq , se përballen dy mentalitete, një i ri e një tjetër i vjetër, një me demokratik e një tjetër me autokratik, jo e përsëris , në kete pike na ka çuar ” lufta civile” brenda të njëjtit mentalitet e mendësi. E reja , e ndryshmja, demokracia universale nuk zë në truallin e unit , në tokën që ujitet vetëm me interesa personale të cilat ambalazhohen si kauza të përbashkëta. Kriza tejkalohet kur shfaqet një mendësi e re qofte edhe minoritare në fillim.

Në PD sot gjithkush flet për gjithçka! Në PD sot s’ka tabu nuk ka as mite thjesht një muze i përkohshëm për to.

Zërat e shumte i japin fytyrë krizës por edhe mund ta zgjidhin atë!! Il potere logora a chi non c’e’ la thoshte Andreoti dhe vërtetë ne të PD-së na ka lodhur e konsumuar pushteti i munguar me shpresën që e gjithë kjo shërben për të ndryshuar kulturën politike ne vend. Kjo ndodh nëse turma nuk kërkon gjithmonë kokën e Sokratit. Përballë çfarë kemi ne si opozite? Një absulutizëm interesash! Hermetizem, heshtje , Individin dhe masën, pushtetin dhe nënshtrimin ndaj tij, pushtetin që nuk lodh bartesin e tij por gjithë Shqipërinë. Dy anë të një mentaliteti, njëra në krizë se nuk ka pushtetin , tjetra ka vënë në krize vendin me pushtetin pa kufi, njëra tenton të dalë prej unit sepse nuk ndan pushtet, tjera pranon unin nga peshe e pushtetit, duke pritur krizën si çështje kohe. Njëra është ana ime tjetra ana juaj. E para jep më shpresë , e dyta e vë në diskutim atë ! Kudo kriza e demokracisë dhe e partive ka rrjedhur nga prishja morale. Politikani që gënjen, që betohet rrejshëm, që jep shembuj të jetës abuzive , që sulmon rendin kushtetues, jo vetëm do duhej akuzuar dhe përjashtuar nga loja e pushtetit, por duhej goditur menjëherë nga verdikti i padiskutueshëm i opinionit publik! Opinioni ynë publik është nën diktat nuk është shndërruar ënde në diktat. Kriza te tilla parandalohen me refuzim estetik, etik dhe politik. Ato i bën shoqëria sa herë ta gjykojë si krim vrasjen e Sokratit.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.