Agron Gjekmarkaj: Nga 7 deputetë të qarkut Lezhë, PD dhe opozita do fitojnë 5 deputetë!
Në këtë fillim viti me qytetarë dhe strukturat e PD të qytetit të Lezhës, shkruan Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i PD për qarkun e Lezhës dhe nënkryetar i PD së Shqipërisë.
Pas takimit ai shkruan se “Së bashku me deputeten znj.Lindita Metaliaj, Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe grupin e punës, zhvilluam këtë pasdite takimin e parë për këtë vit me demokratë, qendrestar dhe qytetarë të Lezhës
Lezha e Besëlidhjeve dhe Kuvendeve të mëdha do të jetë qyteti që do të bëjë historinë e madhe të ndryshimit edhe më 11 Maj, fitores së Partisë Demokratike.
Si në të gjithë Shqipërinë, Lezha ka njohur zhvillimin më të konsoliduar nën qeverisjen e demokratëve ndërsa pushteti aktual në 12 vjet nuk ka bërë asnjë investim serioz në zhvillimin ekonomik dhe social.
Nuk zhvillojnë e as ndihmojnë dot Lezhën ata që shesin si sukses fasadat, lyerjen e pallateve pas tërmetit. Nuk jemi kundër zhvillimit, por politikat e tyre janë dëshpëruese. Fatkeqësisht në Lezhë sot ka biznese të panumërta që janë mbyllur, shkolla me më pak fëmijë, gjimnazist po ashtu më pak, e investime pak e më pak. Nuk ndihet gjëkundi dora e qeverisë në ikje.
Në fakt, për Lezhën rilindja të vetmin ‘’investim’’ ka dosjen 184. Të njëjtët përsonazhe që do t’i ndalim me çdo kusht të bëjnë presion, shanatazh apo kërcënim në zgjedhjet e pranverës.
Një qytet që kundërmon erë të rëndë dhe ndotje nga fabrika e përpunimit të mbetjeteve shtazore, një qytet që përmbytet në pak minuta shi, një qyteti që i ikin dritat në verë e në dimër, një qytet i mbytur nga trafiku nuk ka asnjë nevojë më për ata që në kaq vite kanë të gjitha pushtetet por nuk bënë asgjë domëthënëse.
Ne demokratët, do të dijmë të jemi në lartësinë e duhur për të bërë më të mirën për një qytet historik si Lezha jonë. Strukturat tona do të jenë shembulli i suksesit. Profesionistët, intelektualët dhe kontribuesit më të spikatur do të jenë ata që do t’i dalin për zot një të ardhme më të mirë. Programi emergjent i PD-së do ta nxjerrë nga kolapsi Lezhën dhe Shqipërinë dhe për këtë vota e diasporës do të na ndihmojë aq shumë.
Nuk mund t’i besohet më Edi Ramës as oborrtarëve të tij që boshatisen fshatra e qytete, lanë rrugëve pa rrugë premtimet për bujqësinë, blegtorinë, ekonominë dhe çdo sektor të jetës”- përfundon Gjekmarkaj.
Ndër të tjera u tha se në qarkun e Lezhës, PD dhe koalicioni opozitar nga 7 deputetë që ka qarku do të marrin 5 deputetë.