Agron Gjekmarkaj: Sistemi i listave të PS e trajton votuesin si budalla

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar sistemin e propozuar dhe të cilësuar me lista të hapura 100% një rrëmujë që vjen si demokraci. Gjatë debatit në ‘Open’ me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Gjekmarkaj tha se listat e propozuara në draftin e PS janë propozuar për prishjen e koalicioneve.

“Matematika është racionale si shkencë. Listat të tilla janë një rrëmujë dhe na prezantohet si modernitet. Është ftesë për veposhtërim për qytetarët shqiptarë. Qëllimi është një cadër për të mbuluar operacion politik, prishja e koalicioneve. I mbylli në mënyrën më të turpshme. Është sistem që qytetarin e trajton si budalla, o ofron gënjeshtrën për demokraci. Pas 30 vitesh të bëni këtë ofertë, e keni bërë të njëanshëm dhe jo për qytetarët”,- tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP