Ahmetaj: Shqipëria, cikël pozitiv ekonomik. Konfirmohet rritja me 3.1 përqind
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar zhvillimet ekonomike në vend. Ahmetaj thotë se rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2016 është konfirmuar me 3.1%.
Më poshtë qëndrimi i plotë i Ministrit Ahmetaj:
“Një lajm shumë i mirë sot për ekonominë, vazhdon rritja dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike, e cila per tremujorin e trete 2016 eshte konfirmuar ne 3.1% ndersa ne nentemujor eshte rivleresuar ne rritje ne 3.3%.
Eshtë një sinjal që ne do të duhet të vazhdojmë domosdoshmërisht reformat në gjithë sektorët në mënyrë që rritja të jetë e qendrueshme dhe të përshpejtohet.
Lajm tjetër i mirë është gjithashtu vazhdimësia e rritjes së konsumit, konsolidimi i një sërë sektorëve, përmirësimi i performancës së bujqësisë, përmirësimi i dukshëm i performancës së sektorit të ndërtimit, turizmi me një kontribut shumë serioz dhe pozitiv në rritjen ekonomike.
Këto janë tashmë statistika të qendrueshme që Shqipëria ka hyrë në një cikël shumë pozitiv ekonomik“.
KOHA JONË SONDAZH

