Ahmetaj: S’ka qeveri teknike. Zgjedhjet më 18 qershor. Çadra po bën grusht shteti
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka replikuar sot me kreun e LIBRA, Ben Blushi. Ahmetaj u shpreh se Qeveria nuk rrëzohet se nuk i pëlqen opozitës Kryeministri.
“Edhe ne nuk e kemi dashur kurrë Berishën, madje e kemi urryer, por nuk kemi kërkuar qeveri teknike për këtë. E kemi mundur me votë”,- tha Ahmetaj.
Ai u shpreh se kërkesat e Çadrës së PD ngjajnë si grusht shteti.
Ministri Ahmetaj tha se nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje të datës së zgjedhjeve.