Aksi kombëtar Levan-Tepelenë, Rama publikon fotot: I shërben fuqizimit të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtimi i rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se vazhdojnë projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit.

“Vazhdojnë nga Veriu në Jug projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit dhe agroturizmit
Ky është kantieri i ri për ndërtimin e rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit”.

SHKARKO APP