Aksident, vdesin 5 të rinjë

Aksidentet po marrin jetë të rinjsh. Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e djeshme Italinë, ku kanë humbur jetën 5 të rinjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Breshia, në rrugën provinciale 45, të komunës Rezzato.

Një makinë u përplas në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, me një autobus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja ishte mjaft e fortë dhe për të rinjtë nuk mund të bëhej asgjë, pasi ndërruan jetën në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të 118 ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Breshia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus, pasi ata po udhëtonin në korsinë e gabuar. Përplasja ka ndodhur pak pas orës 22:30.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?