Aksidenti i Kamëz, Basha: Duhet hetim i plotë i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar  për aksidentin e ndodhur mbrëmë në Kamëz, ku humbi jetën një efektiv i policisë.

Pasi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të policit  Ervin Haxhiaj, Basha kërkon një hetim të plotë të ngjarjes. Kreu i PD-së shton se duhet një reflektim dhe zgjidhje për situatën e rendit në vend, pasi nuk kalon asnjë ditë pa viktima.

Deklarata e kreut të PD:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarje jashme mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në çdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?