Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët dalin në protestë: Segment i rrezikshëm
Këtë të dielë, në Unazën Jugore të Elbasanit po mbahet një protestë. Reagimi i qytetarëve vjen pas aksidentit të fundit ku 20-vjeçari Sula humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari.
Banorët kërkojnë që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment rrugor me rrezik për jetën e këmbësorëve.
Ata kanë bllokuar përkohësisht edhe qarkullimin. Në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë viteve të fundit ka pasur aksidente të shumta. Protestuesit kanë sugjeruar ndërtimin e një nënkalimi në Unazën Jugore.