Aksidenti tragjik, Rama: Jemi të pikëlluar, paqja të mbizotërojë në Azerbajxhan dhe Kazakistan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ajror të ndodhur sot në Kazakistan. Teksa ka shprehur ngushëllimet në emër të Shqipërisë, kreu i qeverisë shkruan në X, se urimet e përzemërta janë që paqja të mbizotërojë në Azerbajxhan dhe Kazakistan.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.

Avioni që u rrëzua ishte një Embraer 190. Sipas Ministrinë së Emergjencave të Kazakistanit janë 39 të vdekur dhe 30 të mbijetuar, ndërsa në bord ishin 69 persona, përfshirë edhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet shpjeguan se fluturimi kishte ndryshuar kurs për shkak të një problemi teknik dhe se do tentonte një ulje emergjente. Pasagjerët ishin kryesisht azerbajxhanë, megjithëse në bord kishte edhe rusë, kazakë dhe kirgistan.

SHKARKO APP