”Aksion politik dhe parlamentar gjatë këtij sesioni”, Bardhi: S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi tha se nuk është lejuar kurrë një proces i denjë zgjedhor në Shqipëri dhe se s’ka pasur një reformë kuptimplotë zgjedhore. Për të Rama ka bërë përpjekje për të shkallmuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke bllokuar ndryshimet dhe reformat zgjedhore të nevojshme.
Ai ka theksuar se PD-ja do të vazhdojë të angazhohet për të siguruar që procesi zgjedhor të përmbushë standardet e kërkuara për transparencë dhe ndershmëri, duke përqendruar aksionin politik në këtë drejtim.
”Aksion politik dhe parlamentar, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimet për protestë nuk i merr grupi ynë, agjenda e plotë e PD diskutohet edhe nga ne, por ka institucione të tjera partia. Grupi ka caktuar këtë moto, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-tha Bardhi.