Aksionet e INUK/Rama: Qytetarët mbështesin shkuljen e çibanëve

Kryeministri Rama  përmes faqes së tij Twitter, shkruan se heqja e çibanëve nga portreti i kryeqytetit ka gjetur entuziazmin e qytetarëve të Tiranës.

Kreu i ekzekutivit ka komentuar se ky aksion i INUK ka mbështetje gjithnjë e më të madhe nga qytetarët.

“Me mbështetje gjithnjë e më të madhe qytetare vijon përditë operacioni i shkuljes së çibanëve nga trupi i Tiranës”, shkruan Rama në Twitter.

Gjatë ditës së hënë INUK ka vijuar punën në rrugën “Artan Lenja”, “Unaza e Re”, si dhe tek zona pranë Gardës së Republikës, në afërsi të “Sheshit Nënë Tereza”.

Gjatë ditës së sotme, aksioni vijon në zonën e “Unazës së Re”, ndërsa pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit, si zona e 9-katësheve etj

SHKARKO APP