Aksionet për ndërtimet pa leje/PD: Qytetarët të reagojnë

Në sytë e qytetarëve, në jetën e tyre të përditshme, në rrugën, lagjen ku ata jetojnë, Edi Rama po lë dëshmi se miqtë e tij, klientela e tij janë të paprekshëm.

INUK patrullon si bandë zuzarësh dhe ka krijuar një gjëndje lufte kundër të pamundurve, atyre që nuk kanë lidhje me Edi Ramën, duke hedhur në tokë mundin dhe djersën, të vetmen mundësi që kanë për t’u ushqyer.

Por asnjë gërvishtje nuk pësojnë ndërtesat e lokalet Koco Kokëdhimës, të Vangjush Dakos, kryetarit të PS në njësinë 10, kryetarëve socialist të minibashkive, zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, apo të vetë funksionarëve të lartë të INUK”, theksoi deputeti Genti Strazimiri në një konferencë për mediat.

Sipas tij, shtesat, godinat, baret apo lokalet e pushtetarëve e njerëzve të afërt me Edi Ramën, gjenden kudo, kanë zënë hapësirën publike, kanë ngushtuar trotuaret, por ato nuk preken.

“Justifikimi i INUK se ndërtimet e miqve të qeverisë kanë dokumentacion është qesharak, pasi kjo bandë zuzarësh ka bërë hi kudo edhe ndërtesa të legalizuara, edhe prona të ligjshme.

Ka ardhur koha të reagojmë sot, ndryshe rrezikojmë të shndërrohemi në një shoqëri mazokiste, që e shijon dhe meriton ndëshkimin dhe arrogancën e një sadisti…!”, theksoi Strazimiri.

SHKARKO APP