Aksioni i opozitës, Lela: Në fokus janë zgjedhjet e pjesshme

Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Komunikimit në PD, thotë se selia blu po përgatitet për një fazë të re të aksionit të saj opozitar në muajt në vijim.

Lela tha se forumet e partisë do të mblidhen së shpejti për të përcaktuar një axhendë të mirëmenduar, që do të nisë në vjeshtë dhe do të përfshijë zhvillimet politike që lidhen edhe me zgjedhjet e pjesshme lokale në disa bashki.

“Braktisja e institucioneve, në kujtesën politike të PD-së, nuk ka rezultuar një veprim që ia vlen të përsëritet. Bojkoti i parlamentit solli atë që tashmë të gjithë e dimë”, u shpreh Lela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, aksioni opozitar do të vijojë me grupin parlamentar aktual, ndërsa një rëndësi të veçantë do të kenë takimet dhe angazhimet ndërkombëtare të liderëve të PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?