Aksioni në Morinë, Rama: U godit një çerdhe me të korruptuar që ndotin uniformën e policisë
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për aksionin e fundit në Morinë, ku në pranga ranë 17 policë dhe 3 të tjerë të pezulluar. Ky është bilanci i operacionit të ndërmarrë nga SPAK dhe policia e Kosovës në pikën kufitare. Rama ka përgëzuar SHÇBA-së dhe SPAK-ut, ku edhe thekson se bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.
“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”.
Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ka boshtatisur Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Kukës. Për 32 punonjës të policisë kufitare me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin, (i pezulluar nga detyra) janë prerë masat e sigurimit personal nga GJKKO, nga të cilët për 17 efektivë në “arrest me burg”, 14 në “arrest në shtëpie”, mes tyre edhe për dy qytetarë 2 qytetarë, si dhe 3 të pezulluar nga detyra.