Akt vandal në Lezhë, përdhosen simbolet katolike
Ka ndodhur një gjë e turpshme dhe e dënueshme . Persona të paidentifikuar kanë hyrë naten e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Lezhë dukë demtuar objektet e kultit.
Dy ikona u hoqën dhe u hodhën në tokë, sipas policisë. Është thyer një statujë dhe një mbajtëse qirinjsh, raportohet nga uniformat blu.
Efektivët në vendngjarje kanë konstatuar se hajdutët kishin thyer xhamat e dy dyerve dhe dy dritareve të kishës së Shenkollit. Nuk jepen detaje nga policia, nëse kisha është vjedhur, apo ky sulm ka pasur për qëllim vetëm përdhosjen e objekteve të kultit.
Ndaj duhet me çdo kusht te gjenden autorët sepse cënon harmoninë fetare nga persona kriminalë.
KOHA JONË SONDAZH

