Aktori i njohur Florjan Binaj: Rama ka nxjerrë në fushë-betejë patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj nuk ka munguar as në protestën e kësaj të premte para Kryeministrisë. Në fjalën e tij, aktori ka thënë se nga suksesi i protestës, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në terren patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë.

”Nga suksesi i protestës, në vend që të heqë taksat që ne kërkojmë të hiqen nga nafta, ka nxjerrë në fushë-betejë patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë dhe servilat që hedhin vrer në këtë protestë, a thua se të gjithë ju keni ardhur për t’u bërë president e kryeministra.

E kemi edhe presidentin dhe kryeministrin që mos e paçim. Kemi ardhur për të bërë që populli të jetë në gjende të hajë bukë. Ata që bëjnë patronazhistët të mos hajnë më m*t. Edhe një gjë për qeverinë. Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh nga cila anë do flesh?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?