Akuza e deputetit të PS-së për Ramën: Pagova 110 mijë euro për ty te pronari i TV
Deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta, i cili deklaroi sot ndarjen nga hrupi parlamentar i PS-së ka bërë publike një letër të hapur. Ai bën në të mjaft akuza, por një prej tyre është se ka paguar një shumë të konsiderueshme parash në emër të Edi Ramës.
“Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit. Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit,në 2013, 4 muaj fshat më fshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën” – thotë ndër të tjera Kosta.
KOHA JONË SONDAZH

