Akuza e fortë nga Berisha: Basha mbledh firma duke ofruar poste në kabinetin e Ramës

Një akuzë e fortë është bërë këtë mbrëmje nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha. Gjatë takimit me demokratët në Tropojë përmes ”Foltores”, Berisha tha se kreu Basha po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zv/ministrash në kabinetin e Edi Ramës.

”Dy ditët e fundit peng kryetari me një grusht vasalësh po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës.

Le t’i themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër. Ne jemi në prag të një ngjarje historike, të rithemelimit të PD sepse udhëheqja është marrë peng.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa parti Demokratike dhe pa opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Më lejoni zoti kryetar i dashur deputet të falënderoj të gjithë delegatët e rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?