Akuza e Palokës: Rama ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapen negociatat

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapeshin negociatat.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Paloka sfidoi kryeministrin Rama, kur tha që le ta hedhë në gjyq.

“Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos ti hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që ti hanin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor te mos ia hapnin Maqedonisë”- u shpreh nënkryetari i PD-së, Paloka.

 

SHKARKO APP