Akuzat e PD për zgjedhjet në Dibër. Edi Rama: Qentë le të lehin…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Dibër. Ai thotë se fjalët e tepërta janë fukarallëk përballë rezultatit të fitores së kandidatit të PS.

Në një postim në Facebook Rama nuk komenton asnjë nga akuzat e kreut të PD-së për blerje të votave.

Postimi i Ramës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës!

Swiss Digital Mobile Reklama

I falenderoj megjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama.

Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve.

Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot!

#Rilindje?

#ShqipëriaeGjeneratësTjetër

#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?