Akuzat e Ramës ndaj liderëve të Kosovës. Basha: Sulm prej rrugaçi

Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave dhe sulmeve që kryeministri Edi Rama bëri sot në adresë të krerëve të shtetit të Kosovës.

Basha e cilëson gjuhën e kryeministri kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe politikanëve të tjerë, si një akt rrugaçëror.

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”,- deklaron Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?