Akuzat, eurodeputeti i përgjigjet Ramës: Ne i marrin informacionet nga qeveria, opozita dhe …

Eurodeputeti Michael Gahler gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për ‘A Show’ në SYRI TV i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga Edi Ramës se ai merr informacione vetëm nga opozita.

Gahler është shprehur se ai i merr informacionet nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile etj.

‘E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri. Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë’, u shpreh Michael Gahler për SYRI TV.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas eurodeputetit dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler akuzat e Ramës për vaksinat janë të padrejta.

Në fakt ka pasur një referencë mesa duket për mënyrën se si ne po i shpërndajmë vaksinat. Ka pasur kritika në këtë fushë, sikur ne jemi të këqinjt.

Por ne si BE i kemi dhënë vendeve të Ballkanit mbështetje për të luftuar Covid. Është shumë e vështirë edhe për ne të marrim vaksinat. Në fakt unë u habita kur lexova për këtë gjë’, theksoi Michael Gahler.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?