Mbetet të shikojmë kush do të fitojë në këtë duel: Tom Doshi dhe Edi Rama bashkë apo Ambasadorja Kim dhe DASH!

Edi Rama dhe Tom Doshi në fushatën e vitit 2017

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status në twitter ju drejtua partive politike se pse kane frikë të distancohen prej personave të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, dhe konkretisht Tom Doshi.

I ftuar në Opinion, Rama tha se PS nuk është dhe nuk do jetë aleate me Doshin, ndërsa pohoi se ky i fundit është engjëll krahasuar me të tjerë.

“Së pari vetë ambasadorja më parë ka komunikuar për publikun atë që i kam thënë. Së dyti nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren dhe së treti, unë dhe ne, kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa thjesht individi për të cilin flasim”– pohoi ndër të tjera kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vendosmeria e ambasadores amerikane Kim ndaj Tom Doshit dhe disa të tjerëve mbetet stoike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbetet të shikojmë kush do të fitojë në këtë duel: Tom dhe Edi Rama bashkë apo Ambasadorja Kim dhe DASH!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?