Akuzat për garën në PD/ Shehu: Dakort për një aspekt, por u krijua divizion kundër kryetarit

Fituesi i mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu ka folur për garën brenda selisë blu, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetar. Kur u pyet sesi ndihet kur dëgjon të njëjtat akuza që i bëri opozita mazhorancës, t’ia bënin kandidatët për kryetar partie vetë Partisë Demokratike, Shehu u përgjigj duke thënë se u krijua një divizion brenda partisë kundër kryetarit.

“U çudita dhe më erdhi keq që dëgjova të tilla gjëra. Mund të isha dakord te pjesa që procesi i zgjedhjes së kryetarit ishte i parakohshëm. Qëndronte, por ama mos të harrojmë se çështja shpërtheu nga vetë kandidati që shpalli kandidaturën pa mbaruar numërimi i votave dhe nga kreu i Këshillit Kombëtar që kërkoi dorëheqjen e kryetarit.

U krijua një divizion brenda partisë kundër kryetarit, gjë që detyroi partinë të mbante sa më shpejt zgjedhjet.  Unë kam kundërshtuar datën, por vetë kandidatët nuk e kundërshtuan aspak. Sa i përket procesit, me bindje të plotë them se ishte proces që respektoi standardet demokratike”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?