Akuzat për manipulim të zgjedhjeve, Balla: Berisha është e keqja për opozitën. Morëm besim nga vota e Diasporës

Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla i përgjigjet akuzave të opozitës për cënim të procesit për votën e diasporës. Akuzat se zarfet me votën e diasporës janë plotësuar nga PS, ai e cilësoi si një akuzë të rëndë, ndërsa theksoi se me rëndësi është që të lexohet çdo votë që vjen nga diaspora. Akuzat e Berishës për manipulim të procesit të zgjedhjeve nga PS, Balla tha se kjo është e njëjta retorikë që ka përdorur gjithmonë Berisha.

”Kur mbani mend mend që ai të ketë vepruar ndryshe. Ka qenë kryeministër, i ka humbur zgjedhjet dhe tha u vodhën. Më vjen keq që personi në fjalë ka qenë dhe mbetet e keqe e opozitës në vend. Kuvendi do të mblidhet në senacë në 9 shtator që është data që përkon me përfundimin e mandatit të Kuvendit aktual, në vijim do të mblidhet ai ekzistues që do të shpërndahet në 8 korrik dhe gjërat do të vijojnë, sepse s’kemi asnjë moment për të humbur”,-tha Balla për ”Report TV”.

Pyetjes se nëse PS-ja merr shumicën e votave nga diaspora, a do ti kërkojë kryeministrit Edi Rama që ta zgjedh si ministër, ai iu përgjigj duke thënë se rëndësi ka besimi që PS mori nga diaspora. ”Kënaqësia ime edhe e drejtesëve politikë të PS, është se është bërë një punë e mirë dhe angazhimimi ka qenë i madh që t’i japim diapsorës peshën që meriton dhe në këtë këndëvështrim ajo që për mua vlen është besimi që Rama dhe PS morën nga diapsora”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?