Akuzë e rëndë e Delina Ficos: Fitorja populiste e Trump si fitorja e Hitlerit !
Donald Trumpi është zgjedhur presidenti i 54 i SHBA-ve, duke mundur kandidatën Hillary Clintonin. Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes, pikërisht pyetjen; se çfarë pritet nesër nga Trump.
I ftuar në studio, ish-diplomati Agim Nesho tha se tre arsye ishin çelësi i suksesit të kandidatit Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. E para, ishte një fushatë më pak entuziaste për Hillary Clinton e bazuar në rezultatet e Presidentit Obama. E dyta, sipas sondazheve të realizuara dy ditë përpara zgjedhjeve, kandidatët ishin më pak të preferuarit për shoqërinë amerikane. Kështu që fitoj çështja. Ai kapi ato probleme që ishin shumë të prekshme tek amerikanët. E treta, Trump kishte guximin për të prekur ato tema që elita nuk mund t’i nxirrte.
Ndërkaq, sipas Neshos, shtypi nuk futet tek ata njerëz që votuan për Trump. Mirëpo, ai theksoi, se kandidati republikan u mundua të paraqesë një zgjidhje ekonomike.
“Shumica e amerikanëve mendonin se një nga problemet që shoqëronin problematikën e madhe. Megjithëse ishte e suksesshme presidenca e z.Obama nuk arriti të evidentojë kur u tejkalua kriza dhe kishte një rritje ekonomike. Sot një pjesë e shtypit ekonomik amerikan, kishte dalë me parullën e famshme të Clinton: Është ekonomia budallenj! (It’s the economy, stupid) Nuk u fokusua në këtë gjë, nuk u përceptua ai ndryshim pozitivisht që pas krizës duhej të reklamohej.
Për Delina Fico, fitorja e kandidatit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte një zgjedhje surprizë. Nga fakti se mendoja se ka dalë një kandidat kaq i keq nga Partia Republikane, pasi është një moment historik për Hillary Clinton.
Sipas Ficos, diferencën më të madhe e kanë bërë, ajo që faktikisht është klasa punëtore. Këta janë njerëz që kanë vuajtur nga pasojat e globalizmit, kanë vuajtur nga pasojat e një zhvillimi ekonomik për shkak të revolucionit teknologjik dhe janë të pasigurtë në një Amerikë që po tenton të ndryshojë nga pamja etnike.
Në një moment Fico e krahasoi fitoren e Trump si fitoren e Hitlerit. Pra edhe Trumpi mori vota populiste si Hitleri- insistoi Delina Fico.
Një krahasim ky aspak korrekt. Donald Trump është President i shtetit me demokratik dhe me te fuqishëm të botës, ndaj krahasimi nuk ka sens.
Ish-diplomati Agim Nesho tha se tre arsye ishin çelësi i suksesit të kandidatit Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. E para, ishte një fushatë më pak entuziaste për Hillary Clinton e bazuar në rezultatet e Presidentit Obama. E dyta, sipas sondazheve të realizuara dy ditë përpara zgjedhjeve, kandidatët ishin më pak të preferuarit për shoqërinë amerikane. Kështu që fitoj çështja. Ai kapi ato probleme që ishin shumë të prekshme tek amerikanët. E treta, Trump kishte guximin për të prekur ato tema që elita nuk mund t’i nxirrte. E portretizoi veten si elementi i ndryshimit. Pra ishte elementi ekonomik. Ai aty e përqëndroi elementin e zhvillimit.
Për analistin Alfred Lela, në fjalimin e falenderimit, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump tradhëtoi tezat me të cilat fitoi.
Sipas Lelës, Trump u soll në fushatë si një prestigjator, që dha premtime të cilat i tradhëtoi me fjalimin e fitores.
“Trump bëri një lojë prestigjatori. U tha amerikanëve: Nën këtë cantë kam një lepur të bardhë që do tua zgjidhë problemet.
Nga fjalimi i sotëm, në fakt ai nxorri gishtin e mesit.
Ai i tradhëtoi tezat me të cilat fitoi, fitoi me teza politiksht jo korrekte. Seksizëm, dhunë verbale në cdo deklaratë, me të cilat u shfaq para zgjedhësve”-tha Lela.