Al Jazeera: Dy javë pas tërmetit, asnjë ndihmë nga shteti

Foto Ilustruese)

Një nga rrjetet mediatike më të mëdha në botë, Al Jazeera, raporton se në Shqipëri, shteti nuk po duket pranë banorëve të prekur nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit.

Gazetarja thotë se ata që kanë humbur banesat e tyre, ankohen se kanë marrë pak ose aspak ndihmë nga shteti.

Edhe pse kanë kaluar thuajse dy javë, thuhet në reportazh, qytetarët ankohen se nuk e kanë parë dorën e qeverisë, pavarësisht premtimeve. Irena Doçi nga Mamurrasi thotë se nuk ka marrë asgjë nga bashkia, as ushqim, as rroba, asgjë.

Edhe Lindita Basha thotë se nuk ka marrë asgjë si ndihmë.

Kurse Bujar Caka, që humbi gruan dhe djalin 18-vjeçar në Thumanë, thotë se është akoma pa strehë dhe jeton te të afërmit.

Ai thotë se Elvis Naçi i ka ofruar ndihmë për të ngritur një shtëpi të re, por qeveria e ka refuzuar duke insistuar se do e ndihmojë vetë. “Na kanë premtuar shumë, por janë fjalë bosh. Për ne ka vdekur shpresa,” thotë Cuka.

 

SHKARKO APP