Alarm në avionin Tiranë-Pisa (Itali), një xhup pasagjeri ndez dritën e kuqe

Tashmë incidentet në avion dhe frika për akte terroriste krijojnë edhe tensione si ky i sotmi kur një xhup pasagjeri futi në panik pilotin. Avioni i sapo ngritur në ajër ka bërë ulje emergjente në Rinas.

Avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë vetëm pak minuta pas nisjes. Shkak është bërë xhupi i një pasagjeri që mbante aromë trëndelinë, siç njoftohet nga Rinasi. Kjo ka ngritur alarmin te stjuardesat dhe stafi i avionit për prani të lëndës narkotike. Avioni është detyruar të rikthehet në vendnisje pak momente pasi ishte nisur.

Por pasi është kontrolluar pasagjeri avioni është nisur përsëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka shkaktuar vonesë me gati dy orë nga destinacioni për në Pisa, shkruan abcnews.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?