FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarm për bombë në parlamentin e Kosovës

Policia e Kosovës ka urdhëruar sot evakuimin e menjëhershëm të ndërtesës së Kuvendit, pak para nisjes së seancës së radhës konstituive. Vendimi ka përfshirë të gjithë deputetët, përfaqësuesit e mediave dhe të pranishmit e tjerë në ambientet e brendshme të parlamentit.

Deri në momentin e raportimit, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e evakuimit. Megjithatë, sipas burimeve nga brenda Kuvendit, gjithçka lidhet me një kërcënim të mundshëm për sigurinë.

“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë,” deklaroi për media deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një alarm bombë, ndonjë kërcënim të dërguar në rrugë elektronike, apo informacione të marra nga shërbimet e inteligjencës. Një prani e shtuar policore është vërejtur brenda dhe përreth Kuvendit që prej paradites.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e sotme kishte për qëllim vazhdimin e konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit. Nuk dihet ende se kur do të rifillojë seanca, dhe as nëse evakuimi do të ndikojë në kalendarin parlamentar të ditës.

Autoritetet kanë njoftuar se më shumë informacion pritet të bëhet publik pas vlerësimit të situatës nga njësitë e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?