Alarmi i Francës për azilkërkuesit, Rama përplaset edhe me gazetaren e Top Channel: E di që je blu, por mos u bëj blu e thellë

Edi Rama u përplas me gazetaren e Top Channel, Elona Meço, kur ajo e pyeti në lidhje me shkrimin e Le Monde për rrezikun që i kanoset Shqipërisë për rivendosjen e vizave, si pasojë e numri rekord të azilkërkuesve në Francë. Rama tha se kjo ishte krejt normale. Ai e lidhi largimin e shqiptarëve nga vendi vetëm me nevojën për një punë më të mirë dhe jo me mënyrën e qeverisjes së tij. Po ashtu, sipas kryeministrit, shkrimi i Le Monde ka të bëjë më shumë me interesin e politikave të caktuara europiane, duke thënë se kjo gjë bëhet e madhe “për llogaritë e veta”.  Rama tha se lëvizja e shqiptarëve është e njëjtë me atë të qytetarëve të vendeve ish –komuniste, por meqë shqiptarët nuk kanë akses në tregun europian të punës, përdorin procedurat e azilit. Ai ripërsëriti qëndrimin se azilkërkues janë edhe emigrantë shqiptarë nga Greqia e vende të tjera. Kur gazetarja e Top Channel i përsëriti përmbajtjen e shkrimit të Le Monde dhe letrën që ambasadori francez i ka dërguar qeverisë shqiptare, me të cilën i shpreh shqetësimin për situatën, Rama iu drejtua gazetares duke i thënë”: Elona, unë e di që ti je blu, por ti je blu e hapur, jo blu e thellë”.

Rama: “Pse shqiptarët kërkojnë azil. Sepse shqiptarët kërkojnë akses në tregun europian të punës siç e kanë polakët, bullgarët etj.  Nëse do të numërojmë polakët që kanë lënë vendin e tyre dhe kanë shkuar të punojnë në Itali e Gjermani shifra është mbi 1 milion. S’e kam zyrtare, por janë miliona njerëz nga vendet ish –komuniste që spostohen ndaj vendeve më të zhvilluar të BE. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë dhe kërkojnë azil për të ndenjur aty. E dyta, në këtë proces ka një element që e kam thënë dhe e përsëris. Shqiptarët lëvizin nga Shqipëria lëvizin edhe nga Ggreqia dhe synojnë që të qëndrojnë duke përdorur procedurën e azilit. Nga ana tjetër janë të parët për kthimin vullnetar pas mosrealizimit të azilit. Kjo është një shifër që politika europiane e bën shumë të madhe këtë histori për llogaritë e veta. Por në këndvështimin tim s’ka asgjë të re. është një proces natyral. Unë nuk e shoh si një gjë për të vënë kujën. E refuzoj me përçmim çdo lloj lidhje me qeverisjen në Shqipëri. Mbështetjen më të madhe kjo qeveri e ka nga emigrantët. Nëse ne do të kishim votën e emigrantëve PD do të ishte si PBDNJ. Nuk janë të lidhura gjërat siç po përpiqet propaganda t’i lidhë. Sa për letrën e ambasadorit nuk e lexoj unë, i lexon ministri i jashtëm. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria t’i vihen vizat. Tani Elona e di unë që ti je blu, por ti je blu e hapur, jo blu e thellë. Mos u bëj pa lidhje tani.” /Lapsi.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?