Albana Vokshi ikën nga mbledhja e PD: Basha s’na la të bënim diskutim
Deputetja demokrate Albana Vokshi braktisi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në fillim të mbledhjes ajo është përplasur sërish me kreun Lulzim Basha.
“Nuk na u la të bënim asnjë diskutim, unë i qëndroj deklaratave që kam bërë, Basha nuk përfaqëson qëndrimin e të gjithë partisë”.
Lulzim Basha ka marrë vendim për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore, pasi mandati i tyre ka përfunduar.