Albin Kurti: Nëse nuk biem dakort me LDK, prapë në zgjedhje

Në Kosovë zgjedhjet shkuan shumë mirë, por situata paszgjedhore nuk duket optimiste. I ftuar në KTV, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, është shprehur se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme.

Para pak orësh edhe Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka konfirmuar se do të ketë një takim me Kurtin.

Kurti, i pyetur nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në, është shprehur i prerë: Jo, nëse nuk bëhet me LDK-në, shkojmë në zgjedhje sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti gjithashtu shtoji se Lista serbe dhe PDK, duhet që të shkojnë në opozitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?