Albin Kurti shkruan kreut të LDK: Hajde e flasim, por kryeparlamentarin e kam marrë tashti!
Akoma nuk ka dritë jeshile për qeverinë e re në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot Albin Kurti i ka nisur Isa Mustafës, kreut të LDK. Kurti i ka thënë Mustafës se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion, duke thënë se e ka detyruar që të shkruaj letra.
Ai i ka bërë thirrje që të kthehen e të diskutojnë për koalicion.
Lideri i LV-së më tutje i ka bërë të qartë Mustafës se nuk do të diskutojnë për kryeparlamentarin, pasi që sipas tij kjo do të ishte jodemokratike.


KOHA JONË SONDAZH

