Aldo Bumçi: Rama të mos flasë në emër të gjithë shqiptarëve në Serbi

24 ore para se delegacioni shqiptar te mbërrije ne Beograd, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi thekson se procesi qe shoqëroi përcaktimin e kësaj vizite nuk ishte aspak normal; dhe do te kishte qene me e drejte qe vizita e shefit te ekzekutivit shqiptar te paraprihej nga vizitat e ministrave per te normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithatë, Bumçi pranon se duhet punuar për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, pasi marrëdhëniet me Serbinë janë me pak te zhvilluarat krahasuar me marrëdhëniet qe Shqipëria ka me vendet e tjera te rajonit.

Koha e dhënies se dorës, se takimeve thjesht per takim e per fotografinë e radhës, ka kaluar ne Ballkan. Nuk kane me vlere takime sa per te thëne qe kryeministri rama shkoi ne Beograd, kjo është nje vizite historike. Nuk është  historike është nje vizite rutine, kane qene zv/kryeministra me pare; duhet te vije me nje produkt”, thotë ai për Vizion Plus.

Sipas nënkryetarit te Komisionit te Jashtëm parlamentar, çështja kryesore qe kryeministri Rama duhet te ngrejë jane shqiptaret qe jetojnë ne Serbi; te cilët gëzojnë me pak te drejta se kudo ne rajon.

Mund te përmend nje shembull qe zoti Rama duhet ta ngrejë me force, qe është njohja e diplomave te shqiptareve qe jetojnë ne Serbi qe kane studiuar ne Tirane e nuk u njihen diplomat. Pra imagjinoni sa larg jemi nje marrëdhënie normale qe te njohe edhe diplomat e universitetit shqiptar”, thotë ai.

Por, Bumç thotë se kryeministri Rama nuk ka tagër te diskutoje ne Beograd çështjen e Kosovës.

Mendoj qe duhet te kufizohet ndaj çdo tundimi per te folur ne emër te shqiptareve, nuk flet ne emër te shqiptareve. Do te ishte kundër interes tone kombëtar nese do e bënte këtë. Kosova është shtet sovran, i pavarur, janë politikanet e saj qe negociojnë ne emër te Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë flet ne emër te Shqipërisë”.

Pas ngjarjeve qe shoqëruan ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi, opozita i kërkoi kryeministrit Rama te anuloje vizitën ne Beograd si kundërpërgjigje ndaj deklaratave te papranueshme te politikaneve serbe.

SHKARKO APP