Aleanca Kuqezi del me fshesat lart para deputetëve
Siç kishte paralajmëruar, Aleanca Kuqezi ka dalë sot në protestë para Kuvendit me parullën:”Të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat që na qeverisin” dhe kësaj radhe, logoja e protestës ka qënë fshesa.
Aleancistët kuqezi me fshesat lart bërtitën kundër importit të mbetjeve para Kuvendit pikërisht në orën 9:30, kur deputetë dhe ministra që po përgatiteshin të hynin në seancën plenare të javës.
Sipas kësaj force politike, mazhoranca është blerë nga paratë e mafies. Shqipëria është e mbuluar nga plehrat dhe hashashi duke kërcënuar seriozisht sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve, ndaj dhe i kërkon këtyre të fundit të ngrihen për të pastruar Shqipërinë nga “plehrat politike”.
Aktivistet e saj kanë hedhur në mënyrë simbolike fshesa para Parlamentit duke u shprehur se “plehrat politike janë më të rrezikshme se plehrat urbane.”

KOHA JONË SONDAZH

